Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Lajme

Holanda dhe Maroku do të vihen përballë në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës.

Ndeshja mes “Tulipanëve” dhe përfaqësueses afrikane luhet në Estadio BBVA në Monterrey të Meksikës, duke nisur nga ora 03:00 sipas kohës sonë lokale.

Të dyja kombëtaret hyjnë në këtë duel me objektivin e vetëm, fitoren që i dërgon më tej, ndërsa pritet një përballje e hapur, pasi të dy skuadrat njihen për stilin ofensiv të lojës.

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka vendosur ta lërë në stol Donyell Malenin për këtë takim, ndërsa në repartin ofensiv do të aktivizojë treshen Cody Gakpo, Brian Brobbey dhe Crysencio Summerville.

Formacionet zyrtare:

Holanda: Verbruggen, Dumfries, Van Dijk, Van Hecke, Van de Ven, Ake, De Jong, Gravenberch, Gakpo, Brobbey, Summerville.

Maroku: Bounou, Hakimi, Mazraoui, Diop, Riad, Bouaddi, Ounahi, El Aynaoui, El Khannouss, Saibari, Diaz.

Promo