La Liga

Henry vlerëson Realin e Mourinhos: Një kandidat i fortë për Ligën e Kampionëve

Fitorja 5-1 ndaj PSV-së në mbrëmjen e kaluar e çoi në dhjetë numrin e fitoreve radhazi të Real Madridit këtë sezon. Thierry Henry beson se skuadra e Jose Mourinhos po shfaqet gjithnjë e më bindëse dhe mund të luftojë për trofeun e Ligës së Kampionëve. Reali ka fituar të pesë ndeshjet e zhvilluara…

Henry vlerëson Realin e Mourinhos: Një kandidat i fortë për Ligën e Kampionëve

Fitorja 5-1 ndaj PSV-së në mbrëmjen e kaluar e çoi në dhjetë numrin e fitoreve radhazi të Real Madridit këtë sezon.

Thierry Henry beson se skuadra e Jose Mourinhos po shfaqet gjithnjë e më bindëse dhe mund të luftojë për trofeun e Ligës së Kampionëve. Reali ka fituar të pesë ndeshjet e zhvilluara në këtë garë dhe kryeson renditjen me 15 pikë.

“Real Madridi luajti një ndeshje të shkëlqyer. Me paraqitje të tilla, është pretendente për Ligën e Kampionëve. Skuadra po përmirësohet javë pas jave. Diçka po ndodh te Reali dhe duhet t’i kushtoni vëmendje”, u shpreh legjenda franceze e futbollit.

Henry përmendi veçanërisht paraqitjet e Vinicius Juniorit dhe Jude Bellinghamit kundër skuadrës holandeze.

“Vetëm pak muaj më parë, Viniciusi po merrte kritika të ashpra nga të gjithë. Tani shikojeni: bëri një ndeshje të shkëlqyer, madje edhe festimi i tij ishte i veçantë”, tha ish-sulmuesi i Barcelonës.

Ai vlerësoi edhe paraqitjen dhe karakterin e mesfushorit anglez, duke theksuar se mbajtja e fanellës me numrin 5 në Madrid nuk është përgjegjësi e lehtë.

“Bellingham është i jashtëzakonshëm dhe mënyra si luan është fantastike. Të mbash numrin 5 të Real Madridit nuk është e lehtë, por ai e bën të duket e thjeshtë. Ka një personalitet të pabesueshëm”, deklaroi Henry.

“Nuk arrij ta kuptoj pse njerëzit në vendin e tij dyshuan tek ai. Ai u është përgjigjur skeptikëve me atë që po bën tani, si edhe me paraqitjet në Kupën e Botës. Përgjigjen e jep gjithmonë me qëndrimin dhe lojën e tij”, përfundoi Henry.