Haaland: Do të them diçka që do të përfundojë në faqet e para të mediave

Lajme

Erling Haaland ishte në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së dytë të fazës së 1/8-tës mes Manchester City dhe Copenhagen, e cila do të zhvillohet në Etihad Stadium të mërkurën në orën 21:00. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 3-1 në ndeshjen e parë.

Gazetarët e pyetën Haaland, i cili mbërriti në City nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2022, për thashethemet se ai do të nënshkruajë me Real Madridin në vitin 2025.

Kontrata e tij aktuale me klubin e Mançesterit është e vlefshme deri në verën e vitit 2027 dhe Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 180 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur, veçanërisht me njerëzit nga të cilët jam i rrethuar: trajneri, drejtorët, drejtuesit…”, ka thënë fillimisht Haaland në konferencë.

“Unë do të them diçka që do të përfundojë në faqet e para të mediave – nuk e dini kurrë se çfarë të pret e ardhmja”.

“Ju mund ta shkruani këtë, por gjithashtu duhet të shkruani gjithçka që thashë në fillim, që është se unë jam i lumtur tani”.

Kur u pyet për nënshkrimin e një kontrate të re me Cityn, norvegjezi shtoi se është i fokusuar në fushë.

“Unë jam i fokusuar në fushë. Kemi shumë ndeshje. Dy ditë më parë ishte një derbi, e radhës është Liga e Kampionëve dhe të dielën do të luajmë me Liverpoolin. Kështu që unë duhet të fokusohem në të gjitha këto”, përfundoi norvegjezi.

Haaland shënoi 28 gola dhe gjashtë asistime në 31 ndeshje këtë sezon. Sezonin e kaluar, ai shënoi 52 herë në 53 paraqitje dhe fitoi Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe Kupën FA. /Telegrafi/



sport,Erling Haaland,Manchester City,Premier League , Erling Haaland,Manchester City,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *