Juventus pret sinjalin e Jose Mourinhos, Brahim Diaz mbetet objektiv i rëndësishëm për bardhezinjtë

Juventus pret sinjalin e Jose Mourinhos, Brahim Diaz mbetet objektiv i rëndësishëm për bardhezinjtë

Lajme

Juventusi vazhdon ta mbajë të hapur pistën për Brahim Diaz dhe është i vendosur të presë deri në fundin e afatit kalimtar, me shpresën se mund ta bindë Real Madridin të lejojë largimin e mesfushorit ofensiv.

Raportimet bëjnë të ditur se Luciano Spalletti e konsideron 26-vjeçarin si prioritetin kryesor për repartin e avancuar, pasi e sheh si profilin e duhur për t’i dhënë më shumë ide dhe fantazi skuadrës në fazën sulmuese.

Paraqitjet e tij pozitive në Kupën e Botës 2026 e kanë rritur edhe më tej vlerësimin për Brahim Diaz, ndërsa objektivi i futbollistit mbetet sigurimi i një roli të rëndësishëm te Real Madridi nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Gjithsesi, rivaliteti i fortë për minuta në “Santiago Bernabeu” mund të ketë ndikim në të ardhmen e tij para se merkatoja të mbyllet.

Pikërisht për këtë, Juventusi pritet të qëndrojë në pritje deri në ditët e fundit të muajit gusht, për të parë nëse Mourinho do t’i japë Diazit hapësirat që ai kërkon. Në rast se kjo nuk realizohet, drejtuesit e klubit italian janë gati të vlerësojnë kushtet ekonomike të një operacioni të mundshëm.

Spalletti vazhdon të besojë se Brahim Diaz zotëron aftësitë teknike dhe vizionin e nevojshëm për të transformuar lojën sulmuese të Juventusit, ndaj shpreson që klubi të arrijë ta afrojë atë.

Promo