Granit Xhaka shpjegon pse nuk ia lejoi Manzambit penalltinë për het-trik

Lajme

Talenti zviceran Johan Manzambi realizoi dy gola në përballjen e mbrëmshme ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, duke hyrë kështu në historinë e Kupës së Botës.

Manzambi u aktivizua nga stoli në moshën 20 vjeç e 247 ditë dhe shënoi dy herë, duke u bërë lojtari më i ri rezervë që realizon dopietë në një Kupë Bote.


Në minutën e 97-të, Zvicra fitoi një penallti dhe Manzambi iu afrua kapitenit Granit Xhaka. Pas një bisede të shkurtër mes tyre, ishte Xhaka ai që e mori përsipër goditjen, duke shënuar për rezultatin përfundimtar 4-1.

Sikur Manzambi ta kishte gjuajtur dhe ta kishte kthyer në gol atë penallti, i riu zviceran do të ishte bërë golashënuesi i tretë më i ri që realizon het-trik në një kampionat botëror, pas brazilianit Pele dhe gjermanit Edmund Conen.

“Ne kemi rregulla në ekip. Ai është i ri dhe ka një të ardhme shumë të ndritur, por penalltitë duhet t’i godasin lojtarët me përvojë. Koha e tij për t’i ekzekutuar do të vijë”, ka deklaruar Xhaka.

Nga ana tjetër, Manzambi duket se nuk ka mbetur i pakënaqur nga vendimi i kapitenit të tij.

“E pyeta nëse do ta gjuante, dhe ai tha po. Ai shënoi, kështu që edhe unë jam i lumtur. Fitorja ka shumë më tepër rëndësi sesa të shënoj një het-trik”, tha Manzambi.//

Promo