SC Gjilani ka prezantuar një tjetër afrim për edicionin e ri, pasi ka bërë të ditur marrëveshjen me portierin Marijan Coric, i ardhur nga Llapi.
Klubi bardhekuq njoftoi se nga sot Coric është zyrtarisht pjesë e ekipit gjilanas, ndërsa kontrata e tij është nënshkruar deri në vitin 2028.
Me ardhjen e tij, skuadra pret më shumë rivalitet dhe zgjedhje shtesë në repartin e portës.
Në komunikatën e klubit thuhet se qëllimi i këtij transferimi është që lojtari të ndihmojë ekipin në arritjen e synimeve për sezonin e ardhshëm.
“Me cilësitë, përvojën dhe mentalitetin konkurrues që sjell, Coric vjen për të rritur konkurrencën brenda ekipit dhe për të kontribuar në realizimin e objektivave të Sport Club Gjilanit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Gjilani i ka dëshiruar mirëseardhje portierit të ri, duke theksuar bindjen se ai do të ketë një peshë të rëndësishme me fanellën kuqe e bardhë.
“Mirë se erdhe në Gjilan, Marijan! Suksese me ngjyrat kuq e bardhë!”, përfundon komunikata e klubit.



