Mbrojtësi i Uzbekistanit dhe Manchester Cityt, Abdukodir Khusanov, dha një shembull të spikatur të sportivitetit gjatë ndeshjes ndaj Kolumbisë në Grupin K të Kupës së Botës 2026.
Gjatë pjesës së parë, 22-vjeçari u përplas pa dashje me një kameraman pranë vijës anësore, teksa ishte në duel me Luis Diaz. Për këtë ndërhyrje, arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe nuk e mori vetë incidenti, por mënyra si reagoi Khusanov pas mbarimit të takimit.
Mbrojtësi i Manchester Cityt i kërkoi ndjesë kameramanit dhe i dhuroi fanellën e tij me firmë, duke i thënë thjesht: “Më vjen keq”.
Ky gjest i mbrojtësit uzbek është vlerësuar gjerësisht nga tifozët dhe mediat, të cilët e kanë cilësuar si një moment të rrallë klasi dhe respekti gjatë debutimit historik të Uzbekistanit në Kupën e Botës.
Khusanov tregoi se sportiviteti dhe humanizmi kanë po aq peshë sa edhe ajo që ndodh në fushën e lojës.


