Fundi i shkurtër i Dinamo Cityt, themelohet klubi “satelit” i Manchester Cityt në Shqipëri

Lajme

Dyrrah City pritet të jetë klubi satelit i Manchester City në futbollin shqiptar. Fillimisht ata do e nisin si akademi, ku në fokus është evidentimi i talenteve, më pas pritet të vazhdojnë rrugëtimin në ligat e futbollit profesionist. Ky vendim i “City Group” me shumë gjasa ka ndaluar atë të Dinamo City, që zhvendoste blutë nga kryeqyteti në Durrës.

Dyrrah City Football Academy është një organizatë jo-fitimprurëse (OJF) e themeluar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve në partneritet me Manchester City dhe City Group. Ata po punojnë aktualisht me akademinë.

Postimi përshëndes që tregon krijimin e Akademisë:

Mirësevini në Dyrrah City Football Academy.

City Football Academy është një organizatë jo-fitimprurëse (OJF) e themeluar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, e përkushtuar për zhvillimin dhe promovimin e futbollit për të rinjtë. Objektivi jonë është themelimi dhe menaxhimi Akademisë së Futbollit në qytetin e Durrësit. Dyrrah City Football Academy do të ndërtojë qendrën më të madhe dhe më moderne stërvitore në vend dhe më gjerë. Vizioni ynë nuk është vetëm të promovojmë talente të reja, por edhe të frymëzojmë vlera përmes lojës së bukur të futbollit.

Misioni ynë:

Në Dyrrah City Football Academy, jemi të përkushtuar në zbulimin dhe trajnimin e talenteve, duke i pajisur ata me aftësitë e duhura për të shkëlqyer në futboll. Ne besojmë se futbolli shkon përtej fushës së lojës. Misioni ynë përfshin përcjelljen e vlerave si: bashkëpunimi, disiplina, përkushtimi dhe respekti te brezat e rinj, për t’i përgatitur ata për sukses brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Projekti:

Projekti ynë futbollistik synon të krijojë një model për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Duke pasur një qasje të re ndaj trajnimit dhe duke bashkëpunuar me qeverinë shqiptare, kemi një vizion të qartë për ndërtimin e infrastrukturës së futbollit dhe organizimin e ngjarjeve sportive të rëndësishme për të përmirësuar nivelin e futbollit shqiptar në skenën ndërkombëtare.

Na ndiqni në rrjetet tona sociale për t’u përditësuar me informacion të mëtejshëm mbi projektin tonë.

Postimi Dyrrah City Football Academy, ku ftohen të rinjtë të zgjedhin këtë akademi si alternativë:

Deklaratë për shtyp

MANCHESTER CITY SHPALL HAPJEN E AKADEMISË SË FUTBOLLIT NË SHQIPËRI

Manchester City dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, Shqipëri, kanë njoftuar sot hapjen e Akademisë së Futbollit Manchester City në Durrës, Shqipëri, e cila do të fillojë në vjeshtën e vitit 2024.

Qendra e re sportive do të përdorë metodologjinë e stërvitjes së Manchester City për të mundësuar edukim futbolli të klasit botëror për lojtarët e saj.

Me tetë Akademi Futbolli që Manchester City ka në të gjithë botën, kjo është akademia më e re që do të hapet si pjesë e nismës së klubit për zgjerimin e vazhdueshëm të programeve për fëmijë e të rinjtë.

Përveç Akademisë së Futbollit, Ministria e Arsimit dhe Sportit, gjithashtu do të nisë një Akademi Elite, në vjeshtën e vitit 2024, për të ofruar një rrugëtim të sigurtë për futbollistët vendas që dëshirojnë të arrijnë nivelet më të larta të futbollit. Akademia do të ndërtohet dhe do të funksionojë duke përdorur konsulencë nga City Football Group, organizata mëmë e Manchester City.

Jorgina Busquets, Drejtoreshë e Menaxhimit të Edukimit në Futboll, Rekreacionit dhe Klubeve Partnere në City Football Group, tha: “Jemi shumë të lumtur që po lajmërojmë sot hapjen një Akademie të re futbolli Manchester City në Shqipëri. Ky është kontributi jonë më i ri në zgjerimin e vazhdueshëm të programit edukues të klubit ndërsa përpiqemi të ndajmë metodologjinë, përvojën, dhe eksperiencën tonë për të zhvilluar të rinjtë në të gjithë botën.”

Presim me padurim të bashkëpunojmë me Ministrinë në Shqipëri për realizimin e disa aktiviteteve në vend, ndërsa punojmë për çeljen e Akademisë në vjeshtë 2024.

Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama tha: “Hapja e Akademisë së Futbollit Manchester City në Durrës është një zhvillim shumë i rëndësishëm për lëvizjen sportive shqiptare në rritje të vazhdueshme, në fund të një viti emocionues, i cili e solli Kombëtarën tonë të Futbollit në krye të grupit të kualifikueseve Euro 2024 në Gjermani.

Për më tepër, fillimi i Akademisë së Futbollit Manchester City në Shqipëri është një burim i ri energjie pozitive për vendin tonë, prandaj ne dëshirojmë të falënderojmë Manchester City që do të punojnë me ne në këtë projekt. Faleminderit Mancity!

Lojtarët dhe prindërit e interesuar mund të mësojnë më shumë duke vizituar ëëë.dcfa.al”, shkruhet në rrjetet sociale.



sport,dinamo city,Manchester City , dinamo city,Manchester City

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *