Conference League

Fokusi te Egnatia! Sot kërkohen tri pikët e para ndaj Red Imps në “Air Albania

Sot Egnatia zbret në fushë jo thjesht për veten, por përfaqëson gjithë Shqipërinë. Në kuadër të rrugëtimit evropian në Conference League, skuadra rrogozhinase luan ndeshjen e saj të katërt kundër Lincoln Red Imps. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe starti është caktuar për në…

Fokusi te Egnatia! Sot kërkohen tri pikët e para ndaj Red Imps në “Air Albania

Sot Egnatia zbret në fushë jo thjesht për veten, por përfaqëson gjithë Shqipërinë. Në kuadër të rrugëtimit evropian në Conference League, skuadra rrogozhinase luan ndeshjen e saj të katërt kundër Lincoln Red Imps. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe starti është caktuar për në orën 18:45.

Kampionët shqiptarë janë të vendosur të marrin fitoren e parë në këtë kompeticion, pasi deri tani kanë regjistruar dy barazime dhe një humbje. Pikët në këtë sfidë vlerësohen si thelbësore për të siguruar minimalisht një vend në “play off”. Përballë tyre qëndron ekipi nga Gjibraltari, i cili nuk duhet marrë lehtë, sidomos në nivele të tilla ku standardi i futbollit evropian është i lartë.

Në kampin rrogozhinas, përveç dëmtimeve të Eljon Sotës dhe Soumalia Bakayoko, vlen të shtohet edhe mungesa e Eneo Bitrit për shkak pezullimi. Megjithatë, të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede.

Në “Air Albania” nuk luan vetëm Egnatia, por një skuadër që i përket mbarë Shqipërisë. Prandaj mbështetja nga tribunat pritet të jetë masive, me synimin për t’i dhënë zemër rrogozhinasve që të arrijnë një rezultat pozitiv dhe historik në një impiant që njihet për fatin e tij.