Florent Hasani rrëfen në “Arena e Yjeve” udhëtimin e tij nga suksesi në Kosovë te përvojat ndërkombëtare

Florent Hasani rrëfen në “Arena e Yjeve” udhëtimin e tij nga suksesi në Kosovë te përvojat ndërkombëtare

Lajme

Futbollisti i njohur kosovar Florent Hasani ishte i ftuari i radhës në episodin më të fundit të podcastit “Arena e Yjeve”. Në një bisedë të sinqertë me gazetarët e Telegrafit, ai ndau disa prej çasteve më domethënëse të karrierës së tij dhe solli histori pak të njohura nga përvoja në futbollin vendor dhe atë ndërkombëtar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Gjatë intervistës, Hasani u kthye te fillesat e tij në futboll, duke kujtuar titullin historik të kampionit me Llamkos Kosovën, një arritje që, sipas rrëfimit të tij, shënoi nisjen e afirmimit në skenën futbollistike.

Ai foli më pas edhe për periudhën te Trepça ’89, skuadër me të cilën fitoi një tjetër titull kampioni dhe siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane, ndërsa evokoi me emocione vitet e kaluara në Mitrovicë.

Në këtë bisedë, futbollisti tregoi edhe për një ngjarje interesante që, sipas tij, pati ndikim të drejtpërdrejtë në transferimin e tij në futbollin hungarez. Ai shpjegoi se si një episod i veçantë i hapi rrugën një aventure të re në karrierë.

Mes rrëfimeve që tërhoqën më shumë vëmendje ishte edhe ai për kalimin te Diosgyor, ku Hasani pranoi se në fillim nuk kishte pasur dëshirë të largohej.

Reprezentuesi kosovar u ndal gjithashtu te eksperienca në Izrael, të cilën e cilësoi si një periudhë me dy anë: një nisje shumë premtuese dhe një mbyllje të vështirë. Ai sqaroi edhe arsyet që ndikuan në zhvillimin e asaj aventure.

Hasani ndau edhe përvojën e tij si kapiten i Bolusporit, duke theksuar respektin dhe besimin që fitoi brenda klubit turk, një rol që ai e konsideron ndër momentet më të rëndësishme të karrierës.

Episodi i plotë me Florent Hasanin mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. //

Promo