FIFA publikon videon që tregon si pasimet brilante të Granit Xhakës e çmontuan Bosnjën

Lajme

Në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Bosnjës e Hercegovinës (4-1), kapiteni i “Helvetikëve”, Granit Xhaka, dhuroi një paraqitje të nivelit më të lartë, duke u bërë figura kryesore e dominimit të skuadrës së tij në mesfushë.

Sipas analizave të publikuara nga FIFA Training Centre, Xhaka ishte lojtari që i hapi më së shumti probleme boshnjakëve, pasi provoi gjithsej 39 pasime që thyenin linjat kundërshtare dhe i finalizoi me sukses 31 prej tyre.


Kjo shifër ishte mbi dy herë më e lartë se ajo e çdo futbollisti tjetër të Zvicrës në këtë aspekt, duke e dalluar qartë si organizatorin kryesor të lojës.

Pasimet e tij depërtuese e çanë strukturën mbrojtëse të Bosnjës, duke nxjerrë jashtë funksioni linja të tëra të organizimit defensiv dhe duke krijuar në vazhdimësi raste të rrezikshme për sulmuesit zviceranë.


@fifatrainingcentre

Switzerland v Bosnia and Herzegovina: The line-breaker Swiss captain, Granit Xhaka, attempted 39 line-breaks in this game and completed 31, more than double what any of his teammates completed. His incisive passes eliminated complete units of Bosnia’s defensive shape, consistently releasing teammates into dangerous attacking positions. Vision, precision and efficiency. #WorldCup

Çdo prekje e tij e topit sillte avancim në fushë, duke e kthyer kalimin nga mbrojtja në sulm në një proces të shpejtë dhe të saktë.

Paraqitja e Xhakës u dallua nga tre elemente kryesore: vizioni i jashtëzakonshëm, saktësia teknike dhe efikasiteti në shpërndarjen e topit.

Ai jo vetëm që kontrolloi ritmin e ndeshjes, por edhe përcaktoi mënyrën se si Zvicra sulmonte dhe depërtonte në zonat kundërshtare.

Në një paraqitje të tillë, Xhaka u shfaq si dirigjenti i vërtetë i skuadrës, duke rikonfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga mesfushorët më inteligjentë dhe më ndikues në futbollin ndërkombëtar modern.//

Promo