Liga e Kampionëve

Fenerbahçe publikon kolazhin special të Vedat Muriqit pas golit vendimtar në Ligën e Kampionëve: “Të gjitha emocionet e tij

Fenerbahçe ka zgjedhur një mënyrë krijuese për të paraqitur Vedat Muriqin dhe gjendjet e tij shpirtërore në fushën e blertë – nga qetësia dhe nervozizmi, te emocionet dhe shpërthimi i festës pas shënimit të golit. Në faqen zyrtare të klubit turk në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi e…

Fenerbahçe publikon kolazhin special të Vedat Muriqit pas golit vendimtar në Ligën e Kampionëve: “Të gjitha emocionet e tij

Fenerbahçe ka zgjedhur një mënyrë krijuese për të paraqitur Vedat Muriqin dhe gjendjet e tij shpirtërore në fushën e blertë – nga qetësia dhe nervozizmi, te emocionet dhe shpërthimi i festës pas shënimit të golit.

Në faqen zyrtare të klubit turk në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi e veçantë e sulmuesit kosovar, e shoqëruar me mbishkrimin “The many moods of Vedat”, që në shqip përkthehet “Të gjitha emocionet e Vedatit”.

Kolazhi përmbledh disa nga shprehjet e fytyrës së Muriqit gjatë ndeshjeve, ku ai shfaqet herë i qetë, herë i zemëruar, i mërzitur ose i hutuar, por edhe në momentet kur arrin të shënojë në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, e vërteta është se fytyra e tij mbetet pothuajse e pandryshuar.

Publikimi vjen pas një mbrëmjeje tjetër të rëndësishme për sulmuesin e Kosovës, i cili ishte vendimtar në fitoren e Fenerbahçes në transfertë kundër Shakhtar Donetsk.

Muriqi shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 56-të, duke i siguruar skuadrës turke tre pikë të rëndësishme në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pas këtij goli, sulmuesi nga Prizreni ka arritur në kuotën e 10 golave në 20 paraqitje në të gjitha garat.