Bayern Munich pësoi një disfatë të rëndë 2-1 ndaj Lille në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të martën mbrëma, teksa problemet me dëmtimet u kthyen sërish në qendër të vëmendjes për bavarezët.
Drejtori sportiv Max Eberl foli për situatën e vështirë të skuadrës, duke theksuar se klubi do ta shqyrtojë me kujdes gjendjen përpara se të vendosë nëse do të bëjë lëvizje në afatin kalimtar të janarit.
“Gjëja më e rëndësishme është se si do të duket ekipi në janar,” tha fillimisht Eberl. “Nuk do të nxitohemi me vendime. Ne e dimë shumë mirë cilësinë që kemi në këtë grup lojtarësh. Ata e dëshmuan këtë në pjesën e parë dhe dua ta theksoj edhe një herë: skuadra tregoi nivelin e saj në 45 minutat e para. Nuk arritëm ta përsërisim të njëjtën gjë në pjesën e dytë. Disa lojtarë do të rikthehen dhe atëherë mund t’i shohim gjërat me qetësi.”
Kur u pyet nëse Bayern dëshiron ta shmangë plotësisht merkaton e dimrit, Eberl u përgjigj se kjo qasje do të ishte tepër e thjeshtëzuar.
“Ne nënshkruam me Jonas Urbig edhe në dimër dhe nuk besoj se ai ishte një transferim i keq në janar. Sigurisht që ka mundësi. Por çdo lëvizje e mundshme do të duhej të ishte një zgjedhje perfekte. Nëse vendosim të veprojmë, do ta vlerësojmë situatën me qetësi,” përfundoi Eberl.
