Ernest Muçi drejt Premier League… Besiktasi pret ofertën e Aston Villas!

Lajme

Mesa duket aventura turke për sulmesin e talentuar të Kombëtares shqiptare nuk pati jetë të gjatë. Ernest Muçi pritet të largohet këtë verë nga Besiktas dhe pritet të hedhë një hap të madhe në karrierën e tij.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, Aston Villa po bën gati një ofertë për të bindur klubin nga Stambolli që ta lërë të lirë sulmuesin e talentuar shqiptar.

Mediat raportojnë, se klubi anglez i ka ofruar një shkëmbim Besiktasit, midis Ernest Muçit dhe Lucas Digne, që është refuzuar nga turqit.

Këta të fundit kërkojnë 19 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit të Kombëtares shqiptare, pa përfshirë asnjë lojtar tjetër në transaksion.

Tashmë pritet të merret vendimi nga ana e Aston Villas, me trajnerin Unai Emery që duket se e pëlqen jashtë mase shumë yllin kuqezi.



sport,Ernest Muci , Ernest Muci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *