“Ende besoj se jemi mes favoritëve”, ylli i Spanjës nuk tërhiqet nga kandidatura për Kupën e Botës

Lajme

Mbrojtësi i Spanjës, Eric Garcia, është i bindur se “La Roja” vazhdon të mbetet mes ekipeve favorite për ta fituar Kupën e Botës 2026, pavarësisht barazimit zhgënjyes ndaj Kepit të Gjelbër në ndeshjen hapëse.

Spanja e nisi Kampionatin Botëror si një nga pretendentet kryesore, por barazimi me Kepin e Gjelbër ka bërë që fituesit e Euro 2024 të mos shihen më si favoritët kryesorë.


Gjithsesi, kjo nuk duket se ka ndikuar te futbollistët spanjollë, pasi Garcia vazhdon të besojë se ata mbeten kandidatë seriozë për trofeun.

“Lojtar për lojtar, mendoj se jemi një nga skuadrat që do të jetë atje lart, sepse kemi shumë cilësi në çdo pozicion. Por kjo na tregon se, sado superior të jesh ndaj ekipit kundërshtar, duhet ta dëshmosh këtë në fushë”, ka thënë fillimisht Garcia.

“Çdo ndeshje është e vështirë. Njerëzit këtu luajnë për jetën e tyre. Edhe ne po, dhe nuk duhet të jetë ndryshe”.

“Është në rregull ta them këtë, dhe unë ende mendoj se jemi një nga favoritët, por kjo duhet të provohet me veprime në fushë; kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Nuk po them se nuk dhamë më të mirën tonë, por kemi disa gjëra për të përmirësuar në mënyrë që ta ruajmë këtë nivel të lartë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Promo