Karlo Ançeloti, do të vazhdojë të jetë trajner i Brazilit, pavarësisht eliminimit të hidhur nga Norvegjia në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës.
Drejtori i përfaqësueses braziliane, Rodrigo Caetano, konfirmoi se tekniku italian do të mbetet në krye të ekipit, pasi kontrata e tij është rinovuar deri në vitin 2030.
“Fakti që Ançeloti do të vazhdojë na jep shpresë për ciklin e ardhshëm. Kjo na lejon të bëjmë rregullimet e nevojshme dhe të rikthehemi më të fortë në Kupën e ardhshme të Botës”, deklaroi Caetano.
Ançeloti mori drejtimin e Brazilit në fund të majit 2025 dhe kishte vetëm një vit kohë për të ndërtuar një skuadër konkurruese për Botërorin.
Pavarësisht pritshmërive të mëdha për fitimin e yllit të gjashtë, aventura përfundoi në fazën e 1/8 së finales.
Megjithatë, Federata Braziliane, i ka besuar vazhdimësinë projektit të tij dhe ai do të ketë edhe katër vite të tjera për të përgatitur ekipin për Kupën e Botës 2030.


