Elbasani nis me humbje fazën përgatitore në Serbi, Deçiç e mposht 3-0 në Zlatibor

Elbasani nis me humbje fazën përgatitore në Serbi, Deçiç e mposht 3-0 në Zlatibor

Lajme

Elbasani e ka mbyllur me disfatë testin miqësor ndaj Deçiç, me skuadrën e Tuzit që triumfoi bindshëm me rezultatin 3-0.

Formacioni i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic e startoi në mënyrën më të keqe këtë periudhë përgatitore në Serbi, vend ku u zhvillua edhe përballja, më saktësisht në zonën malore të Zlatibor.

Edhe pse kjo humbje ishte e rëndë për Elbasanin dhe trajnerin Gvozdenovic, ajo nuk sjell asnjë pasojë, pasi bëhet fjalë vetëm për një ndeshje testuese. Gjithsesi, ky takim mund të japë sinjale të rëndësishme në prag të sfidës me BATE Borisov në raundin e parë të Conference League.

Promo