Elbasani gjen armën me ish-lojtarët e Vllaznisë, Nikaj dhe Hebaj sinjal për BATE Borisov

Elbasani gjen armën me ish-lojtarët e Vllaznisë, Nikaj dhe Hebaj sinjal për BATE Borisov

Lajme

Elbasani mori një barazim 1 – 1 ndaj BATE Borisov, por pavarësisht se nuk arriti te fitorja, skuadra la përshtypje të mira në fushë. Në takimin e zhvilluar mbrëmë në “Elbasan Arena”, ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic u shfaq dominues dhe këmbëngulës gjatë pjesës së parë, periudhë në të cilën erdhi edhe goli i Ardit Nikaj.

https://www.instagram.com/p/Dahv5YLsAf6

Rrjeta e skuadrës mike u tund pas një bashkëpunimi mes dy afrimeve të fundit të verdhebluve. Rubin Hebaj shërbeu në mënyrë mjaft të mirë për sulmuesin shkodran, i cili e konkretizoi aksionin me gol.

Vetë klubi verdheblu ka publikuar në rrjetet sociale dyshen, që i është bashkuar ekipit vetëm pak ditë më parë, duke qenë kështu transferime të “freskëta”.

Nikaj dhe Hebaj kanë një element të përbashkët, pasi të dy janë shkodranë dhe më herët kanë qenë pjesë e Vllaznisë. Pas rezultatit 1 – 1 mes Elbasanit dhe BATE-s, gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit, aty ku do të përcaktohet kualifikimi.

https://www.instagram.com/p/Dahv5YLsAf6

Promo