Elbasani afron Bernard Karricën dhe Marjo Barjamajn, dy nga emrat më të spikatur të Vorës

Elbasani afron Bernard Karricën dhe Marjo Barjamajn, dy nga emrat më të spikatur të Vorës

Lajme

Elbasani ka zyrtarizuar afrimin e Bernard Karricës dhe Marjo Barjamajt, të cilët janë futbollistët më të rinj të skuadrës verdheblu.

Të dy lojtarët janë ndarë nga Vora, ndërsa për momentin është bërë e ditur se ata do të jenë pjesë e Elbasanit vetëm për ndeshjet e Kupave të Evropës.

Njoftimi është dhënë nga vetë klubi nënkampion i Superiores, teksa duhet theksuar se Karrica dhe Barjamaj ishin mes elementëve më të dalluar të vorakëve në sezonin e kaluar.

“Bernard Karrica dhe Marjo Barjamaj i bashkohen ekipit në rrugëtimin tonë për edicionin e parë në UEFA Conference League. Mirë se erdhët djema”, shkruan klubi i Elbasanit.

https://www.facebook.com/afelbasani/posts/pfbid0zYbVHbwCBdRjzfvhMgAoXu8Vmok2NFKQuB2MwXuR3opog5nNqML6u4w7Bv2Uo1Lkl
https://www.facebook.com/afelbasani/posts/pfbid0zYbVHbwCBdRjzfvhMgAoXu8Vmok2NFKQuB2MwXuR3opog5nNqML6u4w7Bv2Uo1Lkl

Promo