Superiore

EKSKLUZIVE/ Vllaznia hedh firmën në letër dhe nuk mbetet pas rivalëve, siguron mesfushorin e spikatur të Superiores

Herald MarkuVllaznia ka bërë një tjetër goditje në merkato, pasi kanë siguruar tashmë edhe firmën me mesfushorin Herald Marku

Vllaznia ka realizuar një tjetër lëvizje në merkato, teksa ka siguruar tashmë firmën e mesfushorit Herald Marku.

Sipas burimeve për Newsport.al, futbollisti e ka hedhur tashmë firmën “mbi të bardhë e të zezë” dhe do të jetë pjesë e kuqebluve duke nisur nga sezoni i ardhshëm 2026/27 deri në verën e vitit pasardhës, pra me një kontratë 1-vjeçare.

Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi nga klubi shkodran për të konfirmuar rikthimin e 30-vjeçarit në Shkodër, ndërsa ky njoftim mund të vijë në orët e ardhshme.

Për trajnerin Edi Martini, afrimi i Markut do të përfaqësonte një tjetër rritje cilësore në mesfushë, duke marrë parasysh edhe largimet e paralajmëruara në këtë skuadër. /Nikoll RAJTA/