Bundesliga

Eintracht Frankfurt uron Ervin Skelën për 50-vjetorin, mes përshëndetjeve edhe Klodian Duro

Ervin Skela feston sot 50-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për ish-futbollistin e Kombëtares, Eintracht Frankfurt e kujtoi me një urim të publikuar në rrjetet sociale. “Gëzuar ditëlindjen, Ervin Skela! Me shumë përzemërsi, i urojmë ambasadorit tonë dhe ish-përfaqësuesit të Shqiponjave…

Eintracht Frankfurt uron Ervin Skelën për 50-vjetorin, mes përshëndetjeve edhe Klodian Duro

Ervin Skela feston sot 50-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për ish-futbollistin e Kombëtares, Eintracht Frankfurt e kujtoi me një urim të publikuar në rrjetet sociale.

“Gëzuar ditëlindjen, Ervin Skela! Me shumë përzemërsi, i urojmë ambasadorit tonë dhe ish-përfaqësuesit të Shqiponjave një ditëlindje të rrumbullakët. Festofsh sa më bukur!”, shkroi klubi gjerman.

Mes atyre që e uruan Skelën ishte edhe ish-legjenda e Kombëtares, Klodian Duro, i cili i përcolli mesazhin: “Gëzuar ditëlindjen, Ervin Skela”.

Ish-mesfushori nga Vlora punoi si ndihmës në stafin e trajnerëve të moshave të “Shqiponjave” të Frankfurtit nga viti 2017 deri në qershor të vitit 2026. Në korrik firmosi me Lensin në Francë, por aventura e tij atje nuk pati sukses dhe përfundoi para kohe.