Egnatia mbyll me triumf testet, sulmi i rrogozhinasve jep sinjale të forta para Champions League

Egnatia mbyll me triumf testet, sulmi i rrogozhinasve jep sinjale të forta para Champions League

Lajme

Egnatia e përfundoi fazën përgatitore me një sukses bindës 3 – 1 ndaj skuadrës rumune të Botosanit, në një ndeshje të zhvilluar në Bullgari, ku reparti ofensiv ishte në plan të parë.

Ndonëse bëhej fjalë për një miqësore, kampionët e Superiores evidentuan cilësi dhe efikasitet përpara portës kundërshtare. Për rrogozhinasit realizuan Bakayoko, Albanese dhe Fernando Medeiros.

Kjo paraqitje përbën një sinjal inkurajues për ekipin e Nevil Dedes në prag të raundit të parë të Champions League, ku përballë do të kenë Petrocub të Moldavisë.

Takimi i parë do të luhet në transfertë më datën 8 korrik në stadiumin “Stadionul Municipal”, ndërsa ndeshja e kthimit është programuar për më 15 korrik në “Arena Egnatia”.

Promo