“Efekti Neymar”: Emri i sulmuesit regjistron rritje në Brazil pas thirrjes për Botërorin 2026

“Efekti Neymar”: Emri i sulmuesit regjistron rritje në Brazil pas thirrjes për Botërorin 2026

Lajme

Thirrja e fundit e Neymarit për Kupën e Botës 2026 ka nxitur një reagim të pazakontë në Brazil, ku disa familje kanë vendosur ta nderojnë sulmuesin duke u dhënë të porsalindurve emrin e tij.

Të dhënat e raportuara nga g1, të mbështetura në regjistrat e Shoqatës së Regjistruesve Civilë të Shtetit të Sao Paulos (Arpen), tregojnë se menjëherë pas shpalljes së listës zyrtare të Brazilit më 18 maj, pesë foshnja u regjistruan me emrin “Neymar” në pesë shtete të ndryshme të vendit, konkretisht në Simoesia, Curitiba, Rio de Janeiro, Praia Grande dhe Centenario.

Gjatë vitit 2026, deri tani, në Brazil janë regjistruar gjithsej 25 fëmijë me emrin Neymar.

Këto pesë regjistrime të kryera menjëherë pas thirrjes së tij përbëjnë rreth 20% të totalit vjetor, duke dëshmuar ndikimin e menjëhershëm të vendimit të trajnerit dhe të jehonës së yllit brazilian.

Shifrat historike të Arpen tregojnë edhe një prirje tjetër interesante: pas debutimit profesional të Neymarit, përdorimi i emrit të tij ka ardhur duke u ulur në vazhdimësi në vitet e Kupave të Botës.

2010: 186 foshnja të emërtuara Neymar

2014: 157

2018: 67

2022: 40

Nga viti 2022 deri në 2026, në total janë regjistruar 142 fëmijë me këtë emër në Brazil.

Edhe pse tendenca afatgjatë mbetet në rënie, rikthimi i tij në listën e Brazilit për Botërorin 2026 ka sjellë një tjetër “valë emocionale” mes tifozëve, duke treguar se Neymar vazhdon të ketë peshë të madhe si një prej figurave më të njohura të futbollit brazilian edhe përtej fushës.

Promo