Pagat që marrin disa nga gjyqtarët e futbollit evropian janë zbuluar dhe kjo tregon se sa shumë para mund të fitoj një gjyqtar i nivelit të lartë.
Gjyqtarët janë gjithmonë ‘nën mikroskop’ duke u abuzuar nga lojtarët, trajnerët dhe tifozët. Por, paga që ata marrin në krahasim me lojtarët është e zbehtë, megjithatë shifrat nuk janë aspak të ulëta.
Një raport i ri i publikuar nga mediumi prestigjioz L’Equipe, pretendon se gjyqtarët në Ligue 1 marrin mesatarisht një pagë fikse prej 7,239 mijë euro në muaj.
Gjatë një viti kjo pagë barazohet me 72 mijë euro në vitë, që është dy herë më e lartë se ajo që marrin gjyqtarët në Angli para taksave sipas të dhënave të fundit.
Por, gjyqtarët gjithashtu marrin 3,375 mijë euro për çdo ndeshje që ndajnë drejtësinë në Ligue 1, dhe 5 mijë euro të tjera sa herë që ata ndajnë drejtësinë në garat e UEFA-s.
Krahas kësaj, ndarja e drejtësisë në një ndeshje mes dy shteteve do të thotë se gjyqtarët francez marrin hiq më pak se 8,580 mijë euro për ndeshje.
Dhe në krye të kësaj, ka gjithashtu një pagesë ditore të rregullt prej 600 eurosh për shpenzimet e tyre në ushqime, udhëtime dhe akomodime gjatë tri ditëve.
Informatat sa i përket pagesës së gjyqtarëve në Ligën Premier nuk janë të qasshme por në vitin 2021, portali GOAL kishte pretenduar se gjyqtarët anglezë kanë një pagë fikse mes 38 mijë dhe 42 mijë eurosh, si dhe paguhen 1,150 mijë euro për ndeshje. /Telegrafi/
sport,gjyqtarët , gjyqtarët