Kombëtaret

Dy shkaqe që çuan në përsëritjen e penalltisë së humbur të Anglisë nga arbitri Clement Turpin

Anglia kaloi në epërsi ndaj Kroacisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 falë një penalltie të realizuar nga Harry Kane, por momenti u shoqërua me polemika.Fillimisht, portieri kroat Dominik Livakoviq arriti ta ndalte goditjen e kapitenit anglez, por pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari Clement

Anglia kaloi në avantazh ndaj Kroacisë në ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës 2026, falë penalltisë së shënuar nga Harry Kane, por ky episod u shoqërua me debat.

Në përpjekjen e parë, portieri kroat Dominik Livakoviq e priti goditjen e kapitenit të Anglisë, por pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri Clement Turpin vendosi që penalltia të përsëritej.


Nuk ishte vetëm Livakoviqi në shkelje

Në transmetimin fillestar u tha se penalltia u përsërit pasi Livakoviq nuk kishte mbajtur të paktën njërën këmbë mbi vijën e portës në çastin e goditjes.

Pamjet e publikuara më pas treguan se portieri kroat i kishte të dyja këmbët jashtë vijës, duke shkelur kështu rregullat e FIFA-s.

https://twitter.com/FCBanter_/status/2067339860214481033

Rregullat i theu edhe Gvardiol

Shkaku tjetër i përsëritjes së penalltisë duket se lidhet me mbrojtësin Josko Gvardiol. Futbollisti kroat hyri brenda zonës së penalltisë përpara se Kane ta ekzekutonte goditjen, duke bërë gjithashtu shkelje të rregullores.

Pas kontrollit nga VAR-i, gjyqtari mori vendimin që penalltia të riluhej.

Në tentativën e dytë, Kane ishte i saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Anglisë epërsinë në përballjen me Kroacinë.

Ndeshja vazhdoi me gola dhe pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2.