Diomande e ka të qartë zgjedhjen, PSG mbetet opsioni i preferuar nëse largohet nga Leipzigu

Diomande e ka të qartë zgjedhjen, PSG mbetet opsioni i preferuar nëse largohet nga Leipzigu

Lajme

Nëse vendos të ndahet me Leipzigun gjatë merkatos së verës, Yan Diomande e ka përcaktuar tashmë klubin ku dëshiron të vazhdojë karrierën: Paris Saint-Germain.

Sipas The Athletic, futbollisti 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë është i bindur nga projekti i klubit parisien, që drejtohet nga presidenti Nasser Al-Khelaifi dhe këshilltari sportiv Luis Campos. Po ashtu, ai e sheh me shumë interes mundësinë për të qenë nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique.

Për anësorin ofensiv, kalimi te skuadra e kryeqytetit francez përfaqëson skenarin më të mirë për të synuar rregullisht trofe dhe për të ndërtuar një rrugëtim që një ditë mund ta afrojë edhe te fitimi i Topit të Artë.

Në garë për të kishte hyrë edhe Liverpooli, i cili kishte treguar gatishmëri për të ofruar një shumë pranë 100 milionë eurove.

Por Leipzigu nuk ishte i prirur ta pranonte këtë propozim, pasi klubi gjerman e vlerëson kartonin e talentit rreth 130 milionë euro. Në të njëjtën kohë, drejtuesit po punojnë edhe për ta bindur lojtarin të zgjasë marrëveshjen aktuale.

Diomande nënshkroi deri në vitin 2030 me Leipzigun, kur iu bashkua ekipit verën e kaluar pas largimit nga skuadra spanjolle Leganes.

Aktualisht, ai është i grumbulluar me Kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Kupën e Botës 2026 dhe pritet të luajë të martën në Arlington të Teksasit, në sfidën e fazës së 1/16 së finales kundër Norvegjisë.

Gjatë sezonit të kaluar në Bundesligë, 19-vjeçari, i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, mungoi vetëm në një ndeshje dhe kjo ndodhi për shkak të angazhimit me përfaqësuesen.

Në 33 paraqitje në Bundesligë, ai realizoi 12 gola dhe dhuroi 9 asistime, duke kontribuar që Leipzigu ta mbyllte kampionatin në vendin e tretë dhe të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

https://x.com/David_Ornstein/status/2071302725648744455

Promo