Interi ka bërë të ditur se mesfushori Hakan Calhanoglu ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë në dispozicion për të paktën tri javë.
Turku pësoi dëmtim në muskulin e kofshës së djathtë gjatë ndeshjes së fundit kundër Atalantas, që përfundoi në barazim 4:4.
Për shkak të lëndimit, Calhanoglu pritet të mungojë në shtatë takimet e ardhshme të Interit në të gjitha garat, por synon të rikthehet para finales së Superkupës së Italisë.
Interi do të përballet me Lazion në finalen e Superkupës, e cila zhvillohet më 22 dhjetor, dhe mesfushori pritet të jetë plotësisht i gatshëm për atë ndeshje.
Gjatë sezonit aktual, 32-vjeçari ka realizuar 3 gola në 14 ndeshje me fanellën e Interit, në të gjitha garat.
