Franko Burraj përfundon i dyti në Baterinë 3 të eliminatoreve të garës së 100 metrave me kohën 10.60. Në debutimin e tij në Olimpiadën e parë të karrierës atleti shqiptar vendos edhe kohën e tij më të mirë personale në karrierë.
Starti ishte i vështirë për atletin kuqezi, i cili rikuperoi disa vende pikërisht në pjesën e dytë të garës. Baterinë e tretë e fitoi Bibi me kohën 10.27.
Burraj vazhdon kështu garën për më tej duke siguruar një vend në Raudin 1. Burraj do të jetë përsëri sot në pistë ku do të vazhdojë garën rreth orës 11:55.
lajme,sport,atleti,Franko Burraj,gara , atleti,Franko Burraj,gara