Ballkani dhe Bleart Tolaj do të vijojnë rrugëtimin së bashku, pasi palët kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit.
Sulmuesi 26-vjeçar ka hedhur firmën mbi kontratën e re, e cila do ta mbajë te klubi nga Theranada, pjesë e Superligës së Kosovës, deri në verën e vitit 2028.
Kujtojmë se Ballkani pagoi vetëm 25 mijë euro për ta afruar këtë futbollist në vitin 2023, në periudhën kur skuadra drejtohej nga Ilir Daja.
Karrierën e tij Tolaj e ka nisur në Gjakovë me Vëllaznimin, ndërsa më pas ka qenë pjesë edhe e Hajduk Split, Prishtinës dhe Malishevës.


