Superiore

Besa blindon Ermir Spahiun, ish-sulmuesi i Partizanit firmos deri në verën e 2028

Ermir Spahiu kur ishte pjesë e PartizanitErmir Spahiu do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Besës [...] Read More... The post Besa blindon Ermir Spahiun, ish-sulmuesi i Partizanit firmos deri në verën e 2028 appeared first on Albeu.com.

Besa blindon Ermir Spahiun, ish-sulmuesi i Partizanit firmos deri në verën e 2028

Ermir Spahiu do të mbetet te Besa e Kavajës edhe për vitet në vijim. Klubi kavajas dhe sulmuesi 23-vjeçar kanë arritur marrëveshjen për vijimin e bashkëpunimit.

Edhe pse kontrata e tij skadonte më 30 qershor, drejtuesit kanë vepruar në kohë duke mbyllur rinovimin. Tashmë marrëveshja e re e Spahiut me Besën do të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2028.

Spahiu vjen nga akademia e Partizanit dhe ka qenë pjesë e të kuqve deri në vitin 2023, duke pasur edhe një periudhë huazimi te Luzi. Pikërisht në atë vit, 23-vjeçari i dha fund eksperiencës me “Demat” dhe nisi një aventurë të re në Kavajë.

Gjatë sezonit të fundit, ai ishte mes lojtarëve më të spikatur të “verdhezinjve”. Në 32 ndeshje të zhvilluara, Spahiu realizoi 6 gola dhe dhuroi edhe 7 asiste.

https://www.instagram.com/p/DZ8KQPYR5vK
https://www.instagram.com/p/DZ8KQPYR5vK