Anglia e ka përfunduar në vendin e parë Grupin L të Kupës së Botës, pasi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve triumfoi 2-0 ndaj Panamasë.
Ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel pati kontrollin e sfidës gjatë gjithë kohës, megjithatë goli i parë erdhi vetëm pas pushimit.
Në minutën e 62-të, Jude Bellingham shfrytëzoi një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Bukayo Saka dhe kaloi Anglinë në avantazh 1-0.
Pesë minuta më pas, anglezët e siguruan fitoren. Ishte sërish Jude Bellingham që shërbeu për Harry Kane, ndërsa ky i fundit nga afërsia dërgoi topin në rrjetë për 2-0.
Falë këtij suksesi, Anglia e mbyll fazën e grupeve me shtatë pikë dhe kalon në fazën eliminatore si kryesuese e Grupit L.
Në anën tjetër, Panamaja i jep fund rrugëtimit në Kupën e Botës pa marrë asnjë pikë, duke u eliminuar pas tri humbjeve në tri ndeshje.


