Barcelona mbyll marrëveshjen për Joao Cancelon, vjen një tjetër përforcim i madh

Barcelona mbyll marrëveshjen për Joao Cancelon, vjen një tjetër përforcim i madh

Lajme

Sipas COPE, Barcelona ka finalizuar transferimin përfundimtar të Joao Cancelos nga Al-Hilal për 10 milionë euro.

Negociatat mes palëve kishin vazhduar prej një periudhe dhe marrëveshja u arrit pasi klubi saudit pranoi të ulte pretendimet financiare për mbrojtësin portugez.

https://x.com/ReshadRahman/status/2074604971421847913

Pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës 2026, si pasojë e humbjes ndaj Spanjës në fazën e 1/8 së finales, Barcelona, sipas raportimit, e mbylli menjëherë operacionin.

Vendimi i klubit katalanas për ta blerë përfundimisht erdhi pas paraqitjeve shumë të mira që Cancelo dha gjatë huazimit në gjysmën e dytë të sezonit 2025/26.

Futbollisti portugez, që aktivizohet në të dy anët e mbrojtjes, pritet të firmosë një kontratë dyvjeçare me kampionët e La Ligas.

https://x.com/FabrizioRomano/status/2074761905747485016

Edhe dëshira e vetë Cancelos ishte e qartë, pasi ai synonte të vijonte karrierën në Camp Nou dhe nuk preferonte një rikthim në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Promo