Mikel Merino është zyrtarisht një lojtar i Arsenalit. “Topçinjtë” kanë arritur të mbyllin me sukses transferimin e mesfushorit spanjoll, që spikati gjatë Euro 2024.
Anglezët kanë paguar 32.5 milionë euro në arkat e spanjollëve të Real Sociedad, të cilët do të përfitojnë edhe 5 milionë të tjera në formë bonuses.
Lojtari ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me Arsenalin, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
sport,arsenal,Mikel Merinos , arsenal,Mikel Merinos