Kombëtaret

Argjentinë – Austri, publikohen formacionet zyrtare: Messi e nis ndeshjen si titullar

Gjithçka është gati për derbin e Grupit J në Kupën e Botës 2026, ku Argjentina dhe Austria do të përballen në një ndeshje që mund të vendosë fatin e vendit të parë në grup.Të dyja kombëtaret e nisën me fitore turneun dhe synojnë të hedhin një hap të madh drejt kualifikimit në fazën tjetër.Për Argjen

Argjentinë – Austri, publikohen formacionet zyrtare: Messi e nis ndeshjen si titullar

Ndeshja mes Argjentinës dhe Austrisë në Grupin J të Kupës së Botës 2026 është gati të nisë, në një përballje që mund të ketë peshë vendimtare për vendin e parë në grup.

Të dyja përfaqësueset e kanë hapur turneun me fitore dhe synojnë të bëjnë një tjetër hap shumë të rëndësishëm drejt sigurimit të kualifikimit për në fazën tjetër.

Vëmendja te Argjentina është te Lionel Messi, i cili do të aktivizohet që nga minuta e parë dhe do të prijë në repartin ofensiv bashkë me Lautaro Martinez dhe Thiago Almada.

Në anën tjetër, Austria paraqitet me disa ndryshime krahasuar me sfidën e parë, ndërsa në krye të sulmit do të jetë Michael Gregoritsch.

Interesimi për këtë duel është i madh, pasi skuadra që del fituese do të mbetet e vetme në krye të Grupit J dhe do t’i afrohet ndjeshëm fazës me eliminim direkt.

Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero, L. Martinez, Medina, Enzo Fernandez, De Paul, Mac Allister, Almada, Messi, Lautaro Martinez.

Austrisa: A. Schlager, Danso, Posch, Alaba, X. Schlager, Seiwald, Sabitzer, Schmid, Laimer, Wanner, Gregoritsch.