“Ai godet nga vendi dhe në distancë të shkurtër”! Ish-lojtari turk: Është i rrezikshëm për kundërshtarin

Lajme

Vlerësimet janë të mëdha për Ernest Mucin në Turqi. Pas një paraqitje fantastike në ndeshjen debutuese, lojtari shqiptar dha kontribut edhe në ndeshjen e djeshme kundër Konyaspor, ku dhuroi një asist.

Ish-lojtari turk Erman Toroglu, e ka ngritur në piedestal figurën e Mucit. “Do të jetë shumë i dobishëm për Beshiktash. Ai godet topin nga vendi, në një distancë shumë të shkurtër, është i rrezikshëm për mbrojtësit dhe portierët. Godet mirë kur ndodhet në zonën afër portës dhe është shumë i rrezikshëm për kundërshtarët sa kalon mesfushën”, tha Toroglu. /Sport Ekspres/



sport,Besiktas,Ernest Muci,liga pro turke , Besiktas,Ernest Muci,liga pro turke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *