Shqipëria ka nisur sot garat e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Konkurrimi i parë për ekipin kuqezi ka qenë në sportin e qitjes, me Manjola Koninin në kualifikueset e disiplinës 10 metra pistoletë me ajër.
Konini nuk mundi të kualifikohej, teksa e mbylli në vend të 43-të mes 44 garueseve, duke regjistruar 549 pikë.
48-vjeçarja nga Tirana, e cilja merr pjesë me ftesë në “Paris 2024”, do të garojë gjithashtu edhe në disiplinën 25 metra pistoletë më datë 2 gusht.
Konkurrimi i radhës i Shqipërisë në Lojërat Olimpike do të jetë nesër në orën 11:00 me notaren Kaltra Meça në bateritë kualifikuese të disiplinës 200 metra stil i lirë.
sport,Lojrat Olimpike,qitsja , Lojrat Olimpike,qitsja