Kobbie Mainoo futet në histori të Kampionatit Evropian falë statistikës së jashtëzakonshme

Lajme

Kobbie Mainoo ka bërë histori në Kampionatin Evropian me paraqitjet e tij për Anglinë në Euro 2024.

Ylli i Manchester United kishte fituar një vend në listën prej 26 futbollistëve të Gareth Southgate për në Kampionatin Evropian, pas një sezoni fantastik me ‘Djajtë e Kuq’ aty kuu paraqit në 32 ndeshje.

Ai u përdor shumë pak në ndeshjen ndaj Serbisë duke u futur në lojë në minutën e 86-të për Jude Bellingham. Në fakt, ai nuk luajti aspak në barazimin 1-1 ndaj Danimarkës.

Por pasi Trent Alexander-Arnold nuk arriti që të ketë ndonjë ndikim në atë që u cilësua si një ‘eksperiment në mesfushë’, Mainoo luajti nga fillimi ndaj Sllovenisë, Sllovakisë dhe Zvicrës. 19-vjeçari me të vërtetë ka filluar ta vendosë veten si njëri prej lojtarëve kyç të Anglisë në Euro 2024 së bashku me Declan Rice.

Për ta dëshmuar më mirë këtë, tashmë është bërë e ditur se Mainoo ka pasur një saktësi të jashtëzakonshme prej 96 për qind në pasimet e bëra me Anglinë gjatë Euro 2024.

Kjo është shifra më e lartë që kompania e statistikave Opta ka regjistruar për një mesfushor në histori të Kampionatit Evropian.

Mainoo ka kompletuar 133 nga 138 pasime sa ka bërë gjithsej deri më tani në Euro 2024, statistikë kjo e jashtëzakonshme duke marrë parasysh kualitetin e kombëtareve në Gjermani. /Telegrafi/



sport,Euro 2024,kobbie mainoo , Euro 2024,kobbie mainoo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *