Inteligjenca Artificiale zgjedh formacionin më të mirë të kombinuar të ndeshjes Spanjë-Francë

Lajme

Sonte (9 korrik) në “Allianz Arena” të Munichut do të luhet gjysmëfinalja e parë e Euro 2024 mes Spanjës dhe Francës.

Një ndeshje kjo e nivelit të lartë e cila do të bëjë të ditur finalistin e parë të Euro-s.

Teknologjia e Inteligjencës Artificiale (AI) nga kompania Olocip, ka ofruar analizën e saj mbi formacionet e mundshme dhe performancën e lojtarëve të të dyja kombëtareve.

Sipas krahasimit të formacioneve nga AI, këta do të jenë lojtarët më të spikatur të ndeshjes në çdo pozicion:

Portier

Në portë, Unai Simón dhe Maignan përballen me njëri-tjetrin. Spanjolli ka pësuar vetëm dy gola ndërsa francezi vetëm një.

AI i jep përparësi Maignanit, pasi ai del të jetë më i mirë se sa portieri i Athletic Bilbaos në vlerë totale (3.05 dhe 196) dhe në vlerë për 90 minuta (0.55 me 0.42).

Mbrojtja

Në fazën e mbrojtjes dominimi i francezëve është evident, sidomos me mungesat e Carvajal dhe Le Normand për këtë gjysmëfinale.

AI ka zgjedhur tre mbrojtës nga ‘Gjelat’ ndërsa nga Spanja vetëm një. Kounde ka fituar duelin ndaj Navas në krahun e djathtë, Saliba atë ndaj Nachos në qendër dhe Theo Hernandez ndaj Cucurellas në të majtë.

Vetëm Aymeric Laporte e ka mposhtur Upamecanon duke qenë anëtari i vetëm i ‘Furisë së Kuqe’ në mbrojtje.

Mesfushorët

Teksa Franca e dominoi mbrojtjen, në mesfushë dominon plotësisht Spanja: Rodri, Fabian dhe Olmo kanë fituar garën ndaj Tchouamenit, Kantes dhe Rabiot.

Mesfushorët spanjollë po shkëlqejnë në këtë Euro, teksa së bashku numërojnë pesë gola të shënuar. Rodri ka shënuar një gol ndërsa Fabian dhe Olmo nga dy gola.

Sulmuesit

Edhe në fazën e sulmit përparësi kanë spanjollët. AI ka zgjedhur Moratën në vend të Kolo Muanit, i cili nuk ka gjetur ende rrjetën në këtë edicion të Euro-s.

Mbappe ka shënuar vetëm një gol, po aq sa Nico Williams, por AI i qëndron mbrapa anësorit të Athletic Bilbaos.

Dembele është i vetmi përfaqësues nga Franca në fazën e sulmit, duke mposhtur kështu adoleshentin e talentuar Lamine Yamal.



sport,Euro 2024 , Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *