Gjermania dhe Danimarka takohen sot në raundin e 1/16-tës të EURO 2024 nga ora 21:00 për të luftuar për një vend në çerekfinale.
Gjermania nikoqire doli si lider në Grupin A, duke mposhtur me lehtësi Skocinë dhe Hungarinë, ndërsa në përballjen e fundit kundër Zvicrës barazuan.
Në anën tjetër, Danimarka ka dëshmuar se janë ekip i vështirë për t’u mposhtur, duke marr tre barazime në tre ndeshjet në Grupin C.
Julian Nagelsmann starton me emra si Jamal Musiala, Toni Kroos dhe Leroy Sane, ndërsa rolin e sulmuesit kryesor ia ka besuar Kai Havertzit.
Christian Eriksen do të luajë në mesfushë, ndërsa Rasmus Hojlund është në në sulm.
Gjermani: Neuer, Rudiger, Raum, Kimmich, Havertz, Kroos, Musiala, Schlotterbeck, Sane, Gundogan, Andrich.
Danimarkë: Schmeichel, Andersen, Vestergaard, Maehle, Christensen, Dalaney, Hojlund, Eriksen, Skov Olsen, Bah, Hojgjerg.
sport,Euro 2024 , Euro 2024