Daja thotë se skuadra e tij është e ngarkuar dhe kjo ndikoi në finale

Lajme

Ballkani nuk ka arritur të fitoj trofeun e Superkupës së Kosovës, pasi është mposhtur nga Prishtina në finale me rezultat 2-1.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante, por që në fund prishtinasit ishin më konkret në rastet e krijuara duke fituar trofeun e Superkupës.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se ngarkesa e skuadrës së tij u vërejt edhe ditën e sotme, si dhe problemet me lëndime që kanë pasur.

“Ngarkesa u vërejt edhe sot, por edhe lojtarët e rikthyer nga lëndimet të cilët luajtën 90 minuta dhe mungesa tjera që kishim”.

“Edhe në pjesën e parë ju e patë që 50 për qind e topave nga mesfushorët dhe mbrojtësit i dorëzuan te kundërshtarët. Mungesa e Kryeziut na bënë që të kemi më pak zgjidhje në fazën e sulmit”.

“E prisnim këtë përformancë pasi në këtë mini fazë përgatitore kemi shumë ngarkesa dhe kjo u vërejt në fushë”, deklaroi ndër të tjera Ilir Daja. /Telegrafi/



sport,Ballkani,Ilir Daja,PRISHTINA , Ballkani,Ilir Daja,PRISHTINA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *