Pavarësisht se nuk është ende në formën më të mirë pas rikthimit nga dëmtimi, Armando Broja shihet ende si një shpëtimtar për Shqipërinë.
Kjo u tregua më së miri në ndeshjen e fundit të Europianit kundër Spanjës.
Teksa rezultati ishte në shifrat 0-1, tifozët nisën të thërrisnin në kor emrin e Armando Brojës, teksa ky i fundit po bëhej gati për të hyrë në fushën e blertë.
Sulmuesi ndryshoi tërësisht lojën së bashku me Arbër Hoxhën, por për fatin e keq, nuk ishte mjaftueshëm për të përmbysur Spanjën.
sport ,