Një nga çështjet më të diskutuara këto ditë është ajo e Elseid Hysaj, me tifozët që e kanë cilësuar mbrojtësin si fajtor për humbjen me Italinë, për shkak të uljes së kokës te goli i dytë i axurrëve. Në një intervistë me Alban Xhihanin, trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u shpreh se nuk ka asnjë problem dhe se futbollisti është gati të luajë.
“Nuk besoj se ka ndonjë problem. Ai ka eksperiencë me klube dhe ka luajtur shumë me kombëtaren. Do të flasim me lojtarët, por mesa di unë nuk ka ndonjë problem” – tha trajneri. Të mërkurën në orën 15.00 luhet Shqipëri-Kroaci (Euro 2024).
sport,eruo 2024,hysaj,sylvinhio , eruo 2024,hysaj,sylvinhio