Bundesliga

Gruda shkëlqen sërish, përzgjidhet në formacionin e javës në Bundesligë

Brajan Gruda po spikat si një nga lojtarët kryesorë të Leipzigut, pas paraqitjeve të shkëlqyera edhe me Gjermaninë në Ligën e Kombeve. Leipzigu fitoi 5:1 në transfertën ndaj Union Berlinit, ndërsa Gruda dha një kontribut të rëndësishëm gjatë 75 minutave që qëndroi në fushë. Ai realizoi një gol dhe…

Gruda shkëlqen sërish, përzgjidhet në formacionin e javës në Bundesligë

Brajan Gruda po spikat si një nga lojtarët kryesorë të Leipzigut, pas paraqitjeve të shkëlqyera edhe me Gjermaninë në Ligën e Kombeve.

Leipzigu fitoi 5:1 në transfertën ndaj Union Berlinit, ndërsa Gruda dha një kontribut të rëndësishëm gjatë 75 minutave që qëndroi në fushë.

Ai realizoi një gol dhe dhuroi një asistim, duke u përfshirë në formacionin e javës së dhjetë të Bundesligës, të përzgjedhur nga faqja e specializuar “SofaScore”.

Paraqitja e tij u vlerësua me notën 8.5 dhe Gruda u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Ky ishte çmimi i katërt radhazi që ai fiton në kampionat.

Në 14 ndeshje të zhvilluara deri tani, Gruda ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 6 asistime. Për të kanë shfaqur interesim edhe Bayern, Liverpool dhe Chelsea.