Fati i tij është i lidhur me Italinë, edhe në Evropian. Berat Gjimshiti, kapiteni kuqezi, është gati të sfidojë “azzurrët”. Ky është një kryqëzim fatesh për Gjimshitin i cili vetëm pak ditë më parë ngriti në qiell me Atalantan trofeun e Europa League.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Gjimshiti rrëfeu të gjithë emocionet e këtij takimi, por jo vetëm, pasi u ndal edhe te disa shokë të tij, pjesë e Serie A:
“Unë them Po, sepse e njoh potencialin teknik të një skuadre që tre vite më parë shpallej kampion Evropë. Pas 2021 Italia ka pasur ulje ngritje, por kjo nuk do të thotë që duhet ta nënvlerësojmë, por ta respektojmë, Italia është gjithnjë Italia”.
Është një djalë i ri që i ka të gjithë mjetet dhe kohën për të arritur lart. Me Interin, ka pasur pak më shumë hapësira, ka treguar gjëra jo banale. Nuk ishte e lehtë të futeshe në një mesfushë të tillë. Nëse Sylvinho do ta lejojë të jetë titullar, përgjegjësia do ta ndihmojë të jap më të mirën
Ramadani në fushë jep gjithçka, zgjodhi të vinte në Itali, në një skuadër si Lecce, ishte e rëndësishme. Ai mund të luajë edhe në nivele më të larta.
Bajrami ka disa role, në Kombëtare ka luajtur edhe si sulmues i majtë apo i djathtë, ka një avantazh, por unë mendoj se roli i tij perfekt është pas sulmuesve
Nëse do të luajmë, po, por nuk do të jetë një sfidë ndryshe. Gjithsesi, jam i lumtur që është grumbulluar, është merita e tij. Nuk është e nevojshme ta them unë se sa i fortë është Gianluca, është parë, apo jo?
Unë jam si Atalanta, nuk vendos limite. Bëmë diçka të madhe, besuam, dhe besoj se është motivimi më i mirë për të bëra gjëra të mëdha edhe tani.
lajme,sport,dëme të mëdha,favorite,Gjimshiti,italia,ne mund të bëjmë , dëme të mëdha,favorite,Gjimshiti,italia,ne mund të bëjmë