Kylian Mbappe luajti ndeshjen e tij të fundit në Parc des Princes si lojtar i PSG-së në humbjen e tyre 3-1 ndaj Toulouse të dielën (12 maj).
Francezi tashmë ka konfirmuar largimin e tij nga klubi. Por, ai nuk do të prezantohet si lojtar i ri i Real Madridit në maj.
Sipas Fabrizio Romanos, Los Blancos nuk kanë plane të njoftojnë nënshkrimin e Mbappes para finales së Ligës së Kampionëve.
Klubi është plotësisht i fokusuar në fitimin e titullit të 15-të të Ligës së Kampionëve më 1 qershor duke synuar ta mposhtin Borussia Dortmundin në Wembley.
Do të jetë vetëm pas asaj ndeshje që Los Blancos të fillojnë përgatitjet për të shpallur zyrtarisht ardhjen e shumëpritur të fituesit të Kupës së Botës.
Mbappe ka të ngjarë të shpallet si lojtar i ri i Real Madridit në javën e parë të qershorit. Ai ka të ngjarë të marrë fanellën me numrin 10-të dhe të bëhet lojtari më i paguar në klub.
25-vjeçari ka shijuar një sezon të suksesshëm me PSG-në, pasi ka shënuar 44 gola dhe ka dhënë 10 asistime me tri ndeshje të tjera për të luajtur në këtë sezon. /Telegrafi/
sport,Kylian Mbappe,la liga,real madrid , Kylian Mbappe,la liga,real madrid