Pak më shumë se 1 muaj na ndan nga fillimi i Europianit të Gjermanisë, kompeticion që do të startojë më 14 qershor.
Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të dytë në histori dhe sigurisht mbështetja nuk mungon.
Tifogrupi ultras i Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi” nuk do të mungojnë në mbështetje të kuqezinjve as në qershor.
Teksa së fundmi është vetë TKZ-ja që ka shpërndarë një foto me anëtarë nga të gjithë trevat.
“Gjermani, jemi gati!”, shkruan TKZ përbri fotos, duke ‘kërcënuar’ në njëfarë mënyre tokën gjermane.
Kujtojmë që në Euro 2024, Shqipëria është në grup së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Me këta të fundit kuqezinjtë e Sylvinhos do të luajnë ndeshjen e parë, e cila zhvillohet me 15 qershor.
sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare,tifozat kuq e zi , Euro 2024,kombetarja shqiptare,tifozat kuq e zi