Kombëtaret

Florent Hajdini zgjedh Kosovën para Austrisë U21: “Zemra ime rrah për Kosovën

Florent Hajdini ka vendosur të luajë për Kosovën, duke mos e pranuar ftesën e Austrisë U21. Futbollisti i SKU Amstetten ishte përfshirë në listën austriake për grumbullimin e ardhshëm ndërkombëtar. Vendimin e mori pas një bisede të gjatë me përzgjedhësin Hekuran Kryeziu, i cili i shpjegoi planet…

Florent Hajdini zgjedh Kosovën para Austrisë U21: “Zemra ime rrah për Kosovën

Florent Hajdini ka vendosur të luajë për Kosovën, duke mos e pranuar ftesën e Austrisë U21. Futbollisti i SKU Amstetten ishte përfshirë në listën austriake për grumbullimin e ardhshëm ndërkombëtar.

Vendimin e mori pas një bisede të gjatë me përzgjedhësin Hekuran Kryeziu, i cili i shpjegoi planet që kishte për të. Hajdini tha se e pranoi me shumë dëshirë mundësinë për të përfaqësuar Kosovën, pasi kjo kishte qenë gjithmonë dëshira e tij.

Ndonëse ftesa e Austrisë kishte mbërritur në klub përpara asaj të Kosovës, biseda me trajnerin e bindi të zgjidhte vendin e tij. Për Gazetën Olle, Hajdini u shpreh se ndihet shumë i lumtur dhe krenar që do të veshë fanellën e Kosovës. Ai falënderoi Austrinë për gjithçka, por theksoi se zemra e tij rreh për Kosovën.

Kosova U21 synon të vazhdojë ngritjen e nivelit, me kualifikimin në një kompeticion madhor si objektiv kryesor. Një tjetër prurje e re është talenti i Luzernit, Demir Xhemalija, i cili ka lënë Zvicrën për t’iu bashkuar “Dardanëve” të rinj.