Arsenali siguroi një triumf të vështirë në fushën e Slavia Pragës, duke e mposhtur skuadrën vendase me rezultatin 1-2.
Edhe pse anglezët konsideroheshin favoritë të padiskutueshëm, ndeshja u vendos në minutat e fundit.
Noni Madueke shënoi në minutën e 9-të, pas asistimit të Gyokeres, dhe kaloi Arsenalin në avantazh.
Në minutën e 38-të, Gyokeres realizoi vetë golin e dytë për londinezët, duke dyfishuar epërsinë.
Slavia e Pragës arriti të shënonte vetëm një gol, atë të Nowak në minutën e 90-të, pas pasimit të Jurasek.
Me këtë sukses, Arsenali ngjitet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Slavia mbetet me një pikë.
