Gjasat janë që një “revolucion” i vërtetë të ndodhë në prapavijën e “Bavarezëve” të Bayern Munich, gjatë merkatos së verës.
Fillimisht pritet largimi i anësorit kanadez, Alphonso Davies e më tej afrimet, ku më i kërkuari nga “gjigantët” e futbollit gjerman mbetet “shtatlarti” uruguajan i “Katalanasve” të Barcelona, Ronald Araujo.
Sipas raportieme më të fundit të prestigjiozes spanjolle, “Marca” drejtuesit e 6 herë fituesve të UEFA Champions League kanë informuar tashmë kolegët e tyre spanjollë për objektivin “Araujo”, madje i kanë njoftuar këta të fudnti se janë të gatshëm të ofrojnë plot 100 milionë euro për lojtarin 25-vjeçar.
Një shifër kjo që i vendos “Blaugranat” me “shpatulla pas murit” duke ditur problemet financiare në radhët e “Blaugranave”, teksa 100 milionë euro është një shifër e cila ndërpret gjithashtu edhe “ëndrrën” e Araujo për të vazhduar te Barcelona, pasi klubi në këtë rast do ta përcillte pa shumë keqardhje “diamanatin” e vijës së fundit të mbrojtjes.
sport,BARCELONA,Bayern Munich,Bundesliga , BARCELONA,Bayern Munich,Bundesliga