Kombëtarja shqiptare në fillim të qershorit, para startit të Euro 2024, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, kundër Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.
Ndërkohë, janë zbuluar stadiumet dhe oraret e dy miqësoreve.
Më 3 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Haladas SportKomplexum”, në Hungari, kuqezinjtë do të keni testin me Lihtenshtejnin, ndërsa katër ditë më vonë, pra më 7 qershor, në orën 19:00, në të njëjtin stadium, Silvinjo do të ketë mundësinë t’i shohë lojtarët e tij në aksion përballë Azerbajxhanit, edhe ky kundërshtar modest krahasuar me skuadrat me të cilat do të përballen kuqezinjtë në Europian.
Stadiumi “Haladas SportKomplexum” ka një kapacitet prej gati 9 mijë vendesh.
Pritet që të gjitha biletat të jenë të shitura për këto miqësore, duke parë interesimin e madh të tifozërisë kuqezi.
sport,kombetarja shqiptare , kombetarja shqiptare